Kim Kardashian dukej e mahnitshme e veshur me të bikinit e linjës së saj SKIMS, këtë të shtunë.
39-vjeçarja postoi një fotografi tërheqëse në Instagram, në të cilën modelonte disa nga veshjet e markës së saj dhe dukej rrëzëllitëse si gjithmonë.
Ylli televiziv ka bërë të ditur që kompania e saj e veshjeve “Skims” do të dhuroi 1 milion euro për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit dhe familjet e prekura nga COVID-19.
Kim këtë bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku poashtu bëri të ditur se koleksioni do të dal në shitje me 30 mars duke filluar në orën 9 të paradites.
“Për të mbështetur nënat dhe fëmijët në nevojë gjatë kësaj kohe, unë jam krenare të njoftoj se @SKIMS ka vendosur të dhurojë 1 milion dollarë për familjet e prekura nga COVID-19. Të hënën, ne do të rivendosim koleksionin që filluam së pari dhe duke bërë kështu, do të jemi në gjendje të ndihmojmë në lehtësimin e atyre që preken nga kjo pandemi”, ka shkruar Kim.
Top Channel