TIRANË- “ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit. Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit” kjo është një pjesë e falenderimit të përbashkët të ambasadave të huaja dhe ndërkombëtarëve në vendin tonë për sa i përket situatë së krijuar nga pandemia CoVid-19.
Ky është një mesazh i përbashkët nga Ambasada e SHBA, e Zvicrës, e Italisë, e Suedisë e Anglisë, si dhe prezëncës së Bashkimit Europian, e Bankës Botërore dhe OSBE/ODHIR në vendin tonë
Deklarata e përbashkët është publikuar edhe nga Ambasada Amerikane në Facebook ku shkruan:
“Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.
Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore – por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.”
Top Channel