
22/02 16:36
Teksa shumcia e botës është mbyllur në shtëpi prej disa javësh, duke pritur largimin e epidemisë së koronavirusit, në mënyrë natyrale kafshët janë ndjerë më të lira të eksplorojnë përtej territoreve të tyre të zakonshme.
Në San Francisco shumë rezidentë e gazetarë kanë raportuar avancimin e kojotëve në rrugët e qytetit, të cilët më parë ishin diçka e rrallë të shiheshin në rrethina.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale kojotët shihen duke ecur në trotuare dhe në bregdetin e San Francisco.
Ato janë një specie vendase e Amerikës së Veriut, pak të vegjël se ujku me të cilin janë të afërt gjenetikisht, siç është çakalli në zonën auroaziatike.
Top Channel