Koronavirusi nxit përleshjet në Vuhan teksa banorëve u ndalohet të dalin nga qyteti

28/03/2020 19:34

Turma të zemëruara shkaktuan trazira sot pranë qytetit kinez të Vuhan, ish-epiqendra botërore e epidemisë së koronavirusit, të cilëve pas daljes nga karantina iu tha se nuk mund të shkojnë askund tjetër në Kinë.

Pamjet tregonin turmat që sulmonin e përmbysnin automjetet e policisë në urën që lidh Vuhan me qytetin fqinjë Jiangxi, pas zbutjes së rregulalve të bllokimit nga Covid-19.

Njerëzit kërkonin të thyenin linjën e oficerëve të policisë që bllokonte urën mbi lumin Jangtze.

Mediat vendase thanë se përleshjet nisën kur autoritete lokale të Jiangxi ndaluan hyrjen për njerëz nga Hubei.

Tashmë edhe në Kinë është përhapur njëfarë paragjykimi për njerëz nga Hubei, provinca ku besohet se virusi u shfaq fillimisht.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel