Qytetarët dixhitalë në Argjentinë falenderonin sot Virgjerëshën Mari që po i mbron nga epidemia e koronavirusit, pas pretendimeve se një imazh i saj ishte shfaqur në qiell.

Fotot u bënë një ditë më parë në qytetin e San Carlos në verilindje të vendit dhe më pas u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe programet e mesazheve.

Një nga komentuesit, bija e të cilit kishte bërë foton tha se ‘në qiell nisi të krijohet një ylber dhe më pas disa pika nisën të krijonin figurën e Virgjerëshës Mari në pjesën e qiellit që rrethonte diellin’.

Disa media lokale e krahasonin figurën e parë në qiell me Virgjerëshën Itati, kryeshenjtorja e provincës Corrientes.

Ndërsa qytetarja dixhitale Susy Jimenez nuk kishte dyshime se ishte Virgjerësha e Shenjtë dhe shkruante: ‘Falemnderit Nënë që na mbron, që ndërmjetëson për Zotin dhe jep mëshirën tënde për njerëzit mëkatarë’.

Raportime të tjera për figurën e pazakontë vinin nga Candelaria, teksa Nancy Cervantes Saez komentonte: ‘Ka shumë historira… unë e di se ne jemi të ndjeshëm për këto çështje, por a nuk jemi duke kërkuar vetem pak shpresë?’.

Ndërsa qytetari dixhital ‘Ricardo Busto’ nuk prekej: ‘Kushëriri im më tha se shikon vetëm një penis’.
Argjentina ka 589 raste të konfirmuara me Covid-19, e 12 vdekje.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel