Opozitari i majtë Orsi fiton presidencën në Uruguai (fotot)
25/11 18:33
Kryeministri britanik Boris Johnson ka rezultuar pozitiv për CoVid-19.
Në një video të postuar në Twitter pak minuta më parë, Kryeministri, Boris Johnson, konfirmoi se ai kishte zhvilluar simptoma të buta – “një temperaturë dhe kollë të vazhdueshme” – gjatë 24 orëve të fundit dhe, me këshillën e shefit të mjekësisë, ai mori një provë e cila u kthye pozitive për koronavirusin.
Johnson tha se ai po izolohet dhe po punon nga shtëpia.
Ai shkroi:
Gjatë 24 orëve të fundit kam zhvilluar simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv për koronavirus. Tani jam duke izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes konferencave video ndërsa luftojmë kundër këtij virusi.
Top Channel