Monolog nga Grida Duma në “Top Story”
“Është një çështje me rëndësi kardinale. Po përdor një metaforë jo të fjalorit shqip, sepse në fakt feja është kthyer në një çështje të identitetit tashmë, jo vetëm të moralit, besimit, të pushtetit të shpirtit, por edhe të pushtetit elektoral. Kjo ka ndodhur në SHBA ku evangjelistët, sikur të përmendim vetëm çështjen e abortit, e ngritën këtë çështje plotësisht në një nivel të kontrollit të votave, jo të kontrollit të pushtetit shpirtëror. Kur feja humb pushtetin e saj mbi shpëtimin e shpirtrave dhe përdoret si një mjet për të kontrolluar votat. Në fakt ka humbur zotin dhe ka fituar pushteti politik. Por ka qenë gjithmonë kështu, nuk mjafton jo vetëm një “Top Story”, por nuk mjaftojnë mijëra emisione për të përcaktuar mijëra trajektore të mijëra viteve histori.
Sa i përket pushtetin të madh që ka feja në shpirtrat e njerëzve, në udhëheqësinë e turmave dhe komuniteteve, të historisë dhe të kulturave njerëzore, por mbi të gjitha për të kuptuar sa shumë ka manipulim të dyfishtë, midis fesë dhe politikës dhe politikë dhe fesë, pikërisht për të kuptuar se sa botë e moralshme është bërja politikë nëpërmjet vlerave fetare, aq më tepër në këto momente.
Shqipëria është plotësisht nën turbulencën e aleancave kombëtare, të cilat dikur i ka pasur të forta njëri apo tjetri me Turqinë, dikur i ka pasur të forta njëri apo tjetri me Izraelin, dikur i ka pasur kaq të forta ose jo aq të forta sa i përket aleancave me SHBA-të dhe se si këto tandema dhe trajektore të cilat duket se janë politike, mund të jenë dhe lobime dhe qëndrime që nuk janë thjeshtësisht politike, por lidhen dhe me fije fetare të besimeve të cilat kanë të bëjnë më lobime elitash, jo vetëm morale, por edhe elitash politike dhe ekonomike.”
Top Channel