Mjekimi për hepatitin C ndihmoi në shërimin e shpejtë të 11 pacientëve të koronavirusit, thonë shkencëtarët kinezë

26/03/2020 20:26

Një mjekim i përdorur për trajtimin e hepatitis C është i sigurtë dhe efektiv në trajtimin e koronavirusit të ri, thuhet në një studim të ri.

Mjekimi danoprevir, i shitur me emrin Ganovo, iu dha 11 njerëzve me simptoma të moderuara të infeksionit COVID-19 së bashku me mjekimin kundër HIV, ritonavir.

Studiuesit thanë se kura ishte e shëndetshme dhe nuk shkaktonte efekte anësore duke ngritur mundësinë e një ‘opsioni premtues terapeutik’, sipas tyre.

Doktorët do të vazhdojnë testimet që mjekmi të kthehet në një nga trajtimet për koronavirusin.
Por ekspertë të tjerrë flasin kundër influencimit nga testime të përmasave të vogla në një kohë kur doktorët janë të dëshpëruar për një kurë ndaj epidemisë.

Mjekime të tjera të përmendura kundër koronavirusit kanë qenë kurat e mbajtjes nën kontroll të HIV, trajtime anti-inflamatore kundër lupus e artritit reumatid, si dhe një mjekim i krijuar kundër Ebola.

Studiuesit kineë të spitalit të Jiangxi, China, pupblikuan rezultatet e hetimeve të tyre pasi trajtuan 11 pacientë me simptom të lehta të koronavirusit me një kombinim të danoprevir e ritonavir, nga katër deri në 12 ditë.

Të gjithë ata u shëruan dhe prodhuan rezultat negativ majft të shpejtë, nga dy deri në tetë ditë trajtim memjekimin.
Por profesori britanik Stephen Evans, i shkollës së higjenës dhe mjekësisë tropikale në Londër, tha: “Ky është një studimi pakontrolluar dhe është disa e vështorë të interpretohet rezulatati. Mjekimi mund të jetë i vlefshëm por testime të tilla duhet të kryhen në shkallë të gjerë e të vazhdueshme”.

Më tej ai shtoi: “Është një kohë prej kërkesës dhe nxitimit kur të gjitha kompanitë po bëjnë gjithnjë e më pak shkencë të mirë, duke publikuar rezultatete tyre bazuar mbi prova të brishta”.

Mjekime të tjera që po testohen kundër koronavirusit janë mjekimi japonez kundër gripit favipiravir; mjekimi kundër Ebola i quajtur remdesivir; dhe mjekimi kundër HIV, lopinavir/ritonavir, i njohur gjithashtu si Kaletra.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA