Përshkallëzimi i konflikteve në Ukrainë dhe Iran, Rubio takon Lavrovin në Manila, në fokus luftërat në Ukrainë dhe Iran
Qeveria britanike ka njoftuar uljen me 20% të taksës së biznesit për pub-et, baret, klubet dhe ambientet me muzikë live, duke nisur nga prilli i vitit të ardhshëm.
Sipas autoriteteve, masa do t’i kursejë një pub-i mesatar rreth 1,100 paund në vit dhe do të përfitojnë afro 32 mijë biznese të sektorit të mikpritjes. Kostoja e skemës për buxhetin shtetëror llogaritet në rreth 100 milionë paund në vit.
Qeveria bëri të ditur se fondet do të sigurohen përmes rishikimit të lehtësive fiskale për disa biznese të konsideruara “anti-sociale”, si dyqanet që shesin cigare elektronike (vape). Gjithashtu, autoritetet paralajmëruan kontrolle më të rrepta ndaj bizneseve që shesin produkte në platformat online, por nuk paguajnë detyrimet tatimore.
Kryeministri Andy Burnham deklaroi se qeveria do të mbështesë bizneset që kanë një rol të rëndësishëm në komunitet.
“Kam premtuar se do të mbroj pub-et dhe rrugët kryesore tregtare, që janë zemra e komuniteteve tona. Kjo është vetëm fillimi i masave që do të ndërmarrim,” u shpreh ai.
Vendimi vjen në një kohë kur shumë biznese të sektorit të mikpritjes janë ankuar se rritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit dhe rritja e pagës minimale kanë shtuar ndjeshëm kostot e aktivitetit të tyre.
Top Channel