Spiropali siç nuk e keni parë më parë, ia merr Valles së Tropojës gjatë pritjes së fundvitit
26/12 14:43
Në një kohë kur mbarë globi gjendet nën ethet e pandemisë dhe ku vihet re një numër i reduktuar i masave mbrojtëve, përfshirë këtu maskat, një modele ruse zemëroi mbarë ndjekësit me një postim të saj.
Teksa ka lidhur bashkë dy maska, në funksionin e reçipetave, Yulia Ushakova shkruan:
“Sapo porosita këto bikini. Valvulat lejojnë që lëkura të marrë frymë, por për fat të keq nuk mund t’i vishni për më shumë se dy orë”.
Ky përshkrim i 29-vjeçares ka shkaktuar zemëratë te masa e gjerë.
“Ka një mungesë globale të maskave. Kjo është shakaja më e keqe që kam parë gjatë këtyre ditëve të tmerrshme”, shkruan dikush, ndërkohë që të tjerë e kanë cilësuar tërësisht “pa respekt”.
Top Channel