Doktoresha e re e gjithashtu Miss Anglia, Bhasha Mukherjee, ka mbetur e bllokuar në India që prej ndalimit të udhëtimit të vendosur nga kryeministri Narendra Modi për ndalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Bukuroshja tashmë i lutet qeverisë britanike ta ndihmojë të kthehet nga India në mënyrë që të ndihmoje ne luften ndaj epidemise.
24-vjeçarja kishte qenë në një udhëtim humanitar katër javor në Indi dhe tashmë është e bllokuar atje, si mijëra udhëtarë të tjerë në të gjithë botën që nuk mund të kthehen në vendet e tyre prej epidemisë.

Ajo punonte në spitalin Pilgrim Lincolnshire, dhe thotë se tashmë ndjehet “në faj” që nuk mund të ndihmojë kolegët e saj.
Bhasha shton se ka marrë email-et e spitalit ku i kërkohet rikthimi por nuk mund të bëjë asgjë.

Miss Mukherjee ka lindur në Indi por u vendos në Derby kur ishte nëntë vjeçe. Vetën që shkoi ajo u kurorëzua Miss England.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA