Nëse nuk punon fshati mbetet pa ushqim edhe qyteti.
Kjo është arsyeja që fermerët po vazhdojnë punën e tyre pavarësisht frikës së virusit. Ata janë përpjekur të marrin masat e nevojshme në momentet kur kanë afrim më njerëz, qoftë edhe kur nxjerrin produktet e tyre në treg. Por puna këtu është e pashmangshme.
Por pezullimi i punës në degë të tjera të industrisë duket se po ndikon edhe në bujqësi duke paralizuar punën e fermerëve dhe duke mbetur i gjithë prodhimi stok.
Çdo gjë në fshat, çdo prodhim ka sezonin e tij dhe kjo as nuk mund të ndryshohet as nuk mund të presë, por fermerët janë kujdesur të evitojnë grumbullimet. Ata kryesisht punojnë brenda familjes, në arat e tyre, duke evituar përhapjen e COVID-19.
Top Channel