Tërmeti i fortë shkund Kroacinë/ Panik dhe dëme në kryeqytet (Foto+Video)

23/03/2020 10:44

Në orën 16.16, ditën e djeshme, në Zagreb është regjistruar një tërmet i ri dhe sipas të dhënave të para, 17 njerëz u lënduan nga tërmetet që goditën vendin më herët në mëngjes.

Autoritetet kroate raportojnë se një 15-vjeçare është në gjendje kritike dhe se mjekët po luftojnë për jetën e saj.

Sipas mediave kroate, tërmeti i pasdites u ndje shumë në pothuajse në të gjithë Zagrebin. Qytetarët në jug të Austrisë dhe Sllovenisë gjithashtu e ndjenë forcën e tërmetit në Zagreb.

Për shkak të tërmetit, shumë njerëz nga Zagrebi u drejtuan për në bregdet, kryesisht në drejtim të Rjekës.
Por ata do të vendosen 14 ditë në izolim për shkak të koronavirusit.

Kroacia numëron më shumë se 200 të infektuar me Covid-19.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel