Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2018, vdekjet nga grup-sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” arritën në 11,599, ose 53,2% e vdekjeve gjithsej. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2018 qytetet e Korçës, Beratit, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Vlorës ishin qytetet me numrin më të lartë të jetëve të humbura (për 100 mijë banorë).

Në qytetin e Korçës numri i vdekurve nga zemra për 100 mijë banorë ishte 510 persona, më i larti në vend, i ndjekur ngushtë nga Berati, me 508 jetë të humbura për 100 banorë. Siç duket Korça dhe Berati janë qarqet që vuajnë më së shumti sëmundjet që vijnë nga zemra e dobët. Në krahun tjerë, qytetet që janë më pak të prekura sëmundja në fjalë janë Elbasani, Tirana , Lezha, Durrësi. Në vitin 2018 në Elbasan vdiqën nga infarkti dhe sëmundje të tjera të qarkullimit të gjakut 337 persona për 100 mijë banorë, më pas vjen Tirana me 347 jetë të humbura për 100 mijë banorë dhe Lezha (361), Durrësi (371).

Si Ndikon COVID-19 Tek Zemra?
Ekspertët, shkencëtarët dhe kardiologët, janë akoma në studim e sipër të ndikimit të virusit COVID-19 tek shëndeti i zemrës. Ajo që dihet deri më tani, është se një numër i madh i të prekurve nga sëmundjet kardiovaskulare janë infektuar me COVID-19. Për të dhënë një përgjigje sa më të saktë në mesin e kësaj mjegullnaje, kardiologët marrin shembullin e ndikimit të virozave të njohura në shëndetin e zemrës.

Kardiologët thonë se çdo infeksion viral e prek zemrën. Gjëja e parë që vërehet në organizmin e një pacienti të prekur nga virozat, është inflamacioni që është sistemik dhe gjendet edhe në enët e gjakut. Inflamacioni nxit aterosklerozën , rrit ndjeshëm rrahjet e saj dhe përkeqëson problemin. Gjithashtu, ajo që është mësuar nga epidemitë dhe pandemitë e mëparshme, është se sëmundjet e zemrës janë me të vërtetë problematike dhe kanë një nivel të lartë vdekshmërie, sepse pacientët vdesin nga shoku kardiak.

Çfarë Duhet Të Bëjnë Njerëzit Që Vuajnë Nga Zemra Në Këtë Kohë?
Kardiologët thonë se të gjithë njerëzit që vuajnë nga zemra duhet të ndjekin rregullat e përsëritura, pra:
• të qëndrojnë në shtëpi,
• të shmangin kontaktet me njerëz,
• të lajnë duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm
• të qëndrojnë në ambient të pastër.
Ata duhet të kenë në telefon patjetër numrin e mjekut dhe nëse ai nuk përgjigjet, duhet të telefonojnë autoritetet përgjegjëse. Njerëzit që vuajnë nga zemra duhet të sigurohen që kanë sasi të mjaftueshme të ilaçeve që marrin çdo ditë.
Ata duhet të kenë patjetër në shtëpi:
• Termometër
• Aparatin e matjes së tensionit të gjakut
• Peshoren.
Ata duhet të masin dy herë në ditë temperaturën e trupit dhe të jenë të vëmendshëm ndaj kollës dhe vështirësisë në frymëmarrje. Njerëzit që marrin ilaçe për hollimin e gjakut duhet të shmangin përdorimin e ibuprofenit. Kujdesuni për veten/AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA