Presidenti Ilir Meta përshëndeti mbështetjen financiare të bërë publike nga kryeministri, ndërsa deklaroi se fton qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë.

Në një deklaratë pasi kryeministri bëri publike 7 pikat e planit ekonomik, kreu i shtetit tha se inkurajon gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t’u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve.

“Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit të Republikës, ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.

Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID-19”, tha Meta. Per kreun e shtetit, bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në zot.

Edhe Partia Demokratike reagoi pas daljes publike te kryeministrit. “PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar. Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”, thuhet në deklaratën e Partise Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA