Portugalia shpalli sot në mbrëmje gjendjen e jashtëzakonshme, e cila e lejon qeverinë të kufizojë lirinë e lëvizjes për të frenuar përparimin e pandemisë së koronavirusit në vendin me 10 milionë banorë.

“Unë kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Një vendim i jashtëzakonshëm në një periudhë të jashtëzakonshme”, tha presidenti konservator Marcelo Rebelo de Sousa, gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion.

“Nuk është një ndërprerje e demokracisë. Por është demokracia ajo që po përpiqet të parandalojë një ndërprerje të pariparueshme të jetës së njerëzve”, shpjegoi ai për të justifikuar këtë vendim, i cili nuk është parë që nga ardhja e demokracisë në 1974.

Qeveria do të marrë masa konkrete, të cilat mund të përfshijnë kufizime në lëvizjen e lirë. Ato do të shpallen të enjten pas mbledhjes javore të kabinetit.

Top Channel