Një e re amerikane la një mesazh emocionues vetëvrasjeje në rrjetet sociale para se të vriste veten në një pikë turistike bukurie natyrore në Britani.

27 vjeçarja Moriah Frye raportohet se ra thellë në depresion pas humbjes së kujdestarisë së fëmijës dhe ndarjes me të dashurin, të cilin e njohu gjatë udhëtimit në Britani.

Pamjet tregojnë momentet e saj të fundit para se të vriste e veten teksa komentonte me miqtë e saj se me videon po u thoshte lamtumirë.

Ajo tha: “Kjo video do të jetë e shkurtër dhe e thjeshtë. Fillimisht desha t’u shkruaj letra të gjithëve teksa po mendoja se si do të ishte kjo eksperiencë me dikë. Kam humbur miq që kanë vdekur dhe nuk do të dëshiroja të isha aty me ata në ato momente, prandaj po bëj një video me foto. Kjo është mënyra më e thjeshtë për t’u thënë lamtumirë të gjithëve”.

Policia u vu shpejt në alarm paspublikimit të videos por e gjetën atë të varur në Rochdale, pranë Manchester.

Oficerët gjetën gjithashtu një letër për familjen e saj ku viktima përmendte betejën e ashpër për kujdestarinë e vajzës pesë-vjeçare.

Hetimet raportonin se Moriah ishte një vajzë “shumë artistike dhe adhuronte arkitekturën” teksa ishte larguar nga SHBA duke udhëtuar në Evropë prej shkurtit 2018.

Ajo ishte njohur me një burrë të quajtur David në Britani dhe ishin ndarë disa ditë para vdekjes.

Nëna e saj Shelly Sprouse nga Kalifornia, tha gjatë hetimeve në Manchester, se Moriah “kishte lënduar veten më parë dhe tymoste shumë marijuanë”.

Ajo shton: “Kur Moriah mbeti shtatzënë me të bijën ishte një periudhë e mrekullueshme. Ishte e lidhur me babain e vajzës deri dy vjet pas lindjes. Moriah humbi kujdestarinë prej stilit të saj të jetesës. Edhe nëse e udhëzoja për diçka ajo bënte të kundërtën. Kjo ishte hera e parë që kishte dalë nga SHBA, dhe nuk u kthye më kurrë”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA