James Arthur, i cili dyshon se është infektuar me koronavirus, po vetizolohet në mes të luksit.

Këngëtari 32 vjeçar, i cili vuan nga astma, ka pasur kollë gjatë këtyre ditëve. Për këtë arsye, Arthur mori vendimin për t’u vetkarantinuar në vilën e tij, me pishinë, dhoma me videolojëra, e studio për të regjistruar.

Megjithatë, James, teksa zbuloi disa foto të shtëpisë luksoze për ndjekësit e tij në Instagram, tha se po vuan me izolimin, e se është e vështirë të kalosh nga euforia e koncerteve e shfaqjeve çdo natë në të bërit asgjë.

“Po vuaj, sidomos pa futboll. Çfarë dreqin duhet të bëj?!” është shprehur ai.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel