Basha mesazh në Open? PD: Është i sajuar! Edi Rama ndal sulmet politike, bëj punën për të cilën paguhesh

19/03/2020 09:06

Ka reaguar Partia Demokratike sa i përket mesazhit të djeshëm në Open ku pretendohej se kreu i PD Lulzim Basha i kërkonte Eni Vasilit që të pyeste Ramën nëse a do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe t’ja linte vendin atij. “Ky mesazh i sajuar në mënyrë të paligjshme është një akt i turpshëm i atyre që duan të fshehin keqmenaxhimin e krizës.”, thotë PD.

“Ata që sajojnë mesazhe në emër të kryetarit të opozitës, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në telefonin e gazetarëve, mund ta bëjnë këtë akt të rrezikshëm me çdo qytetar. Ne do t’u kërkojmë organeve përgjegjëse të zbardhin këtë skandal kriminal për të zbuluar me prova autorët dhe për ti ndëshkuar ata sipas ligjit.

Edi Rama duhet të ndalë menjëherë lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe fallso, njerëz fallso dhe propagandë të skaduar kundër opozitës. Ai duhet t’u kthejë sot shqiptarëve lekët e taksave për të përballuar krizën e bukës që po thellohet nga mbyllja e vendeve të punës.

Thirrja jonë për Edi Ramnën është: Mirato urgjentisht paketën e ndihmës! Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha. Ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh!”, thuhet në reagimin e PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA