Arrestimi i vëllezërve Çala/ Lleshaj: Mesazh ndaj krimit! Përballja me ligjin dhe drejtësinë e pashmangshme

19/03/2020 10:10

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë për arrestimin e Klement Çalës dhe Eldi Çalës për grabitjen e Rinasit.

Lleshaj paralajmëron krimin se është vetëm çështje kohe përballja me ligjin dhe drejtësinë.

  Grabitja e Rinasit, arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala

Ministri Lleshaj në Twitter:

Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar.

Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë.

Kjo goditje është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe!

Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme.

Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.
Operacioni vazhdon….????‍♂

Top Channel