Nga kjo garë “varet” fati i botës: Tri kompanitë po bëjnë gjithçka për ta zhvilluar dhe prodhuar vaksinën kundër coronavirusit

18/03/2020 11:02

Dhjetëra kompani dhe laboratore publike në mbarë botën janë duke punuar në zhvillimin e vaksinës që do të parandalonte përhapjen e coronavirusit, që ka simptoma të ngjashme me ato të një gripi.

Vetëm gjatë 48 orëve të fundit, tri kompanitë e mëdha BioNtech, CureVas dhe Moderna, kanë fituar vëmendjen e opinionit publik për shkak të punës së tyre të palodhshme për ta provuar vaksinën që do t’i jepte fund coronavirusit që ka ngritur në këmbë botën
Që të tri këto kompani janë të specializuara për terapitë RNA (mRNA). Këto molekula mRNA përdoren për të nxitur trupin të prodhojë imunitetin si kundërpërgjigje në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme. Kjo lloj vaksine potencialisht mund të zhvillohet dhe prodhohet më shpejtë sesa vaksinat tradicionale.

Kjo quhet faza e parë dhe është duke e realizuar NIH. Moderna gjithashtu është duke u bërë gati për “fazën e dytë” të studimit të cilën pret ta realizojë këto ditë. Aksionet e Modernas janë rritur për 27% që nga java e kaluar.

Ndërkohë kompania gjermane BioNTech që së fundmi ka paparalajmëruar dy partneritete strategjike për zhvillimin e vaksinës, ka bashkuar forcat me Fosun Pharm për të quar përpara misionin në Kinë, por edhe me Pfizerin që synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe jashtë Kinës.

“BioNTech duket se është pozicionuar më së miri në garën kundër COVID-19, dhe atë falë platformës së përkryer të mRNA dhe për shkak të kapaciteteve prodhuese që i ka”, thuhet në një komunikatë.

Telegraf

Top Channel