Kryeministri Edi Rama bëri një lidhje me skype në Open në Top Channel ku foli për masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Rama iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve, Robert Rakipllari dhe Carlo Bolino.

A do duhet të anulloheshin konçensionet, zoti kryeministër?- e pyeti Rakipllari.

Faleminderit për pyetjen pasi për këtë bëhet zhurmë lart e poshtë. Tani unë do ti marr të gjitha me radhë dhe ti do më tregosh nëse duhet anulluar apo jo- tha Rama.

A duhet anulluar konçensioni i sterilizimit e t’i lëmë pajisjet të pasterilizuara, ku ata që operohen të dalin më të sëmurë sesa ishin në fillim. A je dakort që konçensioni i mbetjeve të anullohet dhe Tirana, Fieri e Elbasani të jenë të mbushur me grumbuj prehrash. Konçensioni i rrugës Milot-Balldre, nuk është aktiv. Konçensioni i shkollave është i anulluar sepe shkolla nuk vazhdon. Fitimi i kompanive në këto konçensione është sa i të gjithë bizneseve të tjera- tha Rama.

A do duhet që këto kompani të ulnin fitimet, duke e ulur vlerën e konçensionit?- e pyeti Eni Vasili.

Ju thashë edhe më herët disa konçensione nuk janë të vlefshme. Ato që janë të vlefshme janë të domodoshme- tha Rama.

Mos bëni propagandë se konçensionet janë pagesë nga taksat tona- ndërhyri Rakipllari.

Kjo nuk është propagandë. Janë taksat tona që shkojnë për shërbime. Shërbime që spitalet ti kenë pajisjet e sterilizuara, shërbime që qytetet mos të kenë grumbuj plehrash- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA