“Vlerësojmë Shqipërinë për masat” OBSH reagon për testet e koronavirusit: Duhen disa faktorë…

17/03/2020 19:01

Organizata Botërore e Shëndetësisë me anë të një reagimi të bërë publik në mediat sociale ka vlerësuar masat e marra nga Shqipëria në luftën për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

OBSH-së në Shqipëri sqaron se më parë duhet të plotësohen disa faktorë klinikë për sa i përket bërjes së testeve për koronavirus për të gjithë ata që dyshojnë se janë prekur.

Lidhur me postimin e OBSH, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama që thotë se “Ja edhe OBSH-ja një minutë më parë, që ta dini kur të dëgjoni togfjalëshin OBSH nga ata që kanë vite të tëra pa punë dhe tregojnë nga ekranet e nga portalet se si bëhet puna” shkruan Rama.

Postimi i plotë i OBSH:

“Në shpërthimin e tanishëm epidemik të COVID-19, Zyra e OBSh-së në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të Shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira. OBSh-ja dëshiron gjithashtu të përgëzojë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror. Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë.

Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së.

Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë, dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar. Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale’ shkruan OBSH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA