Spanja sot pritet të ratifikojë Protokollin për në NATO, përmes votimit me “skype”?!

17/03/2020 11:31

Edhe krahas krizës me gripin pandemik, Senati i Spanjës më sot pritet të mbajë seancë plenare në të cilën do ta ratifikojë Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Protokolli, më 27 shkurt mori dritë të gjelbër nga Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll. Spanja është vendi i fundit nga anëtaret e NATO-s, e cila ende nuk e ka ratifikuar Protokollin. Procesi atje është shtyrë për shkak zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë. Protokolli te ne, megjithatë u ratifikua me shtyrjen e veprimit, për shkak shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas mediave spanjolle mënyra e votimit do të jetë përmes rrjetit “skype”, për shkak të evitimit të tubimeve për shkak të situatës aktuale. INA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA