Këngëtari i famshëm i grupit “Thirty Seconds to Mars”, Jared Leto u shokua krejtësisht pasi mësoi se tashmë Koronavirusi i ri ka ndryshyar krejtësisht botën.
Artisti u bë pjesë e një eksperience 12 ditore meditimi në shkretëtirë së bashku me disa nga miqtë e tij ku nuk kishin telefona dhe asnjë kontakt me botën.
Tashmë që i është kthyer realitetit mësoi për ngjarjet e trishta, krizën dhe kaosin global që po ndodh për shkak të Koronavirusit dhe me siguri pasi është bombarduar me informacione, ai do të ketë nevojë për 12 ditë të tjera meditimi larg gjithçkaje.
Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ai ka shprehur habinë e tij nga ajo çfarë po ndodh në të gjithë botën dhe pasi është siguruar që familjarët dhe miqtë e tij janë mirë, ai ka këshilluar ndjekësit e tij që të bëjnë shumë kujdes.
Top Channel