Një i sapodivorcuar, i cili drejton një kompani të vetën reklamash, ka hyrë në rutinën e një jete të zbrazur, si një tren që shkon në askund.

Por kur takon një vajzë me veshë të çuditshëm, të tillë, që sapo i zbulon, të ndjellin joshje tejet sensuale, vendos t’i jepet ndjenjës së re pasionante.

Një ditë ata shohin në foto një dele të çuditshme, ndaj nisen në një udhëtim drej vendit ku është bërë fotoja. Rrugës do të takojnë një mik që u fshihet, një politikan të së djathtës ekstreme, një profesor të çmendur pas deleve, madje edhe një maniak depresiv i veshur vetë si dele.

A është kjo një histori gjurmimi, një rrëfenjë plot pasion dashurie, apo thjesht një përzierje zhanresh e me personazhe absurdë? Murakami sërish, si pakkush, sjell një histori magjike me nota të forta surrealiste dhe lirike.

Vlerësime

“Rinor, i mprehtë, politik dhe alegorik.”
The New York Times

“Vërtet zbavitës… Që u kujton lexuesve herën e parë kur ndeshën Tom Robbins ose… Thomas Pynchon.”
Chicago Tribune

“Gjuha e tij i flet kaq hapur mendjes, saqë të sjell në kujtesë me mirënjohje se për çfarë shërbejnë fjalët.”
Elle

“Si ia del Murakami të bëjë poezi, ndërsa shkruan për jetën dhe ndjenjat e kohës sonë? Më përkul në admirim.”
Independent of Sunday

Dy fjalë për autorin

Haruki Murakami

Haruki Murakami (japonisht: 村上 春樹 1949) është një shkrimtar bashkëkohor japonez. Librat dhe tregimet e tij kanë qenë bestsellerë në Japoni, ashtu si edhe në nivel ndërkombëtar, me veprat e tij të përkthyera në 50 gjuhë duke arritur një shitje prej miliona kopjesh jashtë vendit të tij të lindjes. Kontributi i tij ka marrë mirënjohje dhe çmime të shumta, përfshirë Çmimin Botëror të Fantazisë, Çmimin Ndërkombëtar të Tregimit të Shkurtër Frank O’Connor, Çmimin Franz Kafka dhe Çmimin Jeruzalem .
Veprat më të shquara të Murakamit përfshijnë: A Wild Sheep Chase (1982), Norwegian Wood (1987), Kronika e Zogjve të Erës (1994–95), Kafka në breg (2002), dhe 1Q84 (2009-10). Ai ka përkthyer gjithashtu në gjuhën japoneze vepra nga shkrimtarët, si Raymond Carver dhe JD Salinger. Letwrsia e tij artistike, wshtw kritikuar nga kritikwt letrare si letwrsi jo-japoneze. Murakami u ndikua nga shkrimtarët perëndimorë si Chandler, Vonnegut dhe Brautigan. Krijimtaria e tij shpesh është surrealiste dhe melankolike/ fataliste, e ndikuar nga një interpretim kafkian i “temave të përsëritura të tjetërsimit dhe vetmisë”. Haruki Murakami renditet ndër shkrimtarët më të rëndësishëm japonezë, ndërsa Steven Poole nga The Guardian vlerëson se Murakami është “ndër romancierët më të mëdhenj në botë” për nga veprat dhe arritjet e tij.

Detaje të librit
Titulli: Gjuetia e ethshme e deles
Origjinali: Hitsuji o meguru boken (A Wild Sheep Chase)
Gjinia: Roman
Autori: Haruki Murakami
Shqipëroi: Orjeta Marku
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2019
Fq.: 320
Çmimi: 1500 Lekë
ISBN: 978-9928-221-35-3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA