Në kuadër të masave të reja për të frenuar përhapjen e CoVid-19, në të gjithë vendin prej orës 18:00 të pasdites së sotme ka hyrë në fuqi ndalimi i lëvizjes në këmbë të qytetarëve
Kamera e Top Channel ka vëzhguar situatën në terren në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, ku pavarësisht se është dhënë urdhër që pas orës 18:00 të mos bëhet asnjë lëvizje ka nga ata qytetarë që e kanë shkelur.
Për sa u përket këtyre shkeljeve kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar edhe gjoba. Ai është shprehur se duke filluar nga nesër në orën 18:00 do të hyjnë në fuqi gjobat për këmbësorët dhe ata që ulen në parqe apo mjedise të hapura.
Ndërkohë për sa u përket lëvizjes së makinave do të bëhet në dy orare në mëngjes deri në 08:00 dhe pasdite 16:00-17:00.
Situata në disa qytete të vendit:
Tiranë
Në rrugët e Tiranës, duke qenë se popullsia është më e larta në vend edhe pse ka kaluar ora 18:00 shikohen lëvizje të shpeshta të qytetarëve. Kryesisht vihet re se ato që kanë vendosur të shkelin urdhrin për të lëvizur në qytet janë të rinjtë .
Vlorë
Rrugët e Vlorës pas orën 18:00 vijojnë të kenë lëvizje, ku vihet re se këto lëvizje bëhen kryesisht nga të rinjtë. Polica e Vlorës ka këshilluar qytetarët që të zbatojnë rregullat duke u thënë të shkojnë në shtëpi.
Berat
Berati pas orës 18:00 është boshatisur. Në rrugë gjendet vetëm policia.
Bulqizë
Në Bulqizë edhe pse janë temperaturat të ulëta dhe urdhrit për mosqarkullim të banorëve, në dy lagjet e qytetit të një pjesë e banorëve nuk kanë hezituar të dalin jashtë.
Lushnjë
Në Lushnje shumica e rrugëve janë të boshatisura. Ndërsa në pedonalen e qytetit shikon ende qytetarë të cilët nuk e prishin xhiron tradicionale. Ka dhe nga ata që lëvizin me biçikletë. Policia ndodhet në rrugë për të këshilluar të gjithë ata që lëvizin rrugëve të qytetit.
Korçë
Në Korçë janë të paktë banorët që kanë dalë nga shtëpitë e tyre.
Gjirokastra
Në Gjirokastër qytetaret i janë bindur urdhrit për të ndaluar lëvizjen në këmbë pas orës 18:00.
Elbasan
Në Elbasan është zbatuar urdhri urdhrit për të ndaluar lëvizjen në këmbë pas orës 18:00 pjesërisht por ka nga ata qytetarë që kanë shkelur rregulloren.
Top Channel