Masa të shumta po merren nga qeveria greke në këto ditë të vështira, ku po ‘luftohet’ fort për të mposhtur dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit vdekjeprurës.

Në takimin e përditshëm të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, me grupin e punës, për të diskutuar përhapjen e koronavirusit u vendosën këto masa:

-Hyjnë në funksion disa pavione të spitaleve publike të cilat i dedikohen ekskluzivisht shtrimit në spital të rasteve me koronavirus.

-Shtohet me 70 vetë personeli i numrit 1135 që informon publikun.

-Ndërprerja e lidhjeve rrugore, detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, me përjashtim të transportit të mallrave dhe hyrjes së personave me kombësi greke ose rezidente në Greqi.

– Ndërprerja e transportit të udhëtarëve për dhe nga Italia për pasagjerët. Transporti i mallrave vazhdon.

– Ndalimi i anijeve turistike ,krocereve në portet greke – – Lidhjet ajrore me Spanjën janë ndërprerë.

– Janë bërë përpjekje të përbashkëta me ambasadat e huaja qe Greqia te furnizohet me maska nga vendet që kanë rezerva.

-Përveç pjesës tjetër të pasojave juridike, gjobë prej 5,000 do të vendoset për ata që demonstrojnë sjellje antisociale në kundërshtim me masat e shpallura.

– Pezullohet funksionimi i zyrave politike dhe parlamentare të anëtarëve të Demokracisë se re.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka kontaktuar me Arqipeshkopin Leronymos dhe ka kërkuar qe vendet e shenjta, kishat të qëndrojnë të hapur vetëm për adhurim (falje e lutje) individual dhe për kryerjen e sakramenteve të nevojshme me minimumin e njerëzve. për botën minimale. Çështja do të diskutohet në seancën e jashtëzakonshme të Sinodit të Shenjtë.

U diskutuan gjithashtu mënyra për të shmangur mbipopullimin në supermarkete dhe tregjet ushqimore.

Top Channel