Bufi i vogël Poldi ka dalë nga veza rreth 2 ditë më vonë se vëllezërit e tij prandaj ishte shumë më i vogël se masa normale dhe të gjithë e dinin se ai kërkonte kujdes e vëmendje të veçantë.

Por ai qëlloi me fat sepse pastori belg Ingo i erdhi në ndihmë. Ai e pa se Poldi kishte nevojë për mbështetje dhe u bë protektori dhe miku i tij më i mirë.

Ata të dy janë tashmë pjesë e familjes së Tanja Brandt e cila ndjek me aparat në dorë aventurat e tyre dhe i shpërndan në mediat sociale.

Shumë kanë rënë në dashuri me miqësinë e tyre të pabesueshme, siç shihet në galerinë e mëposhtme.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel