Ulet ndotja mbi Itali, pasoja pozitive e koronavirusit

12/03/2020 17:15

Pas thuajse një muaji kufizime, zona të kuqe dhe mbyllje të shkollave dhe aktiviteteve të imponuara nga koronavirusi, ndotja në Italinë e veriut ka rënë dukshëm.

Siç tregojnë imazhet e satelitit sentinel 5, të programit evropian copernicus, nivelet e bioksidit të azotit, një shënjues i ndotjes, janë reduktuar në fakt qartësisht…

Sensorët tropomi, në bord të një sateliti, kanë treguar reduktim të shpejtë të resë së kuqerremtë të bioksidit të azotit, gazit të dëmshëm të emetuar nga karburantet e djegshme, pra në veçanti nga mjetet motorike dhe strukturat industriale.

Një efekt i ngjashëm, është fotografuar nga satelitët në fillim të marsit në kinë, ku nivelet e bioksidit të azotit kanë rënë me 30 për qind, përmes imazheve të marra nga nasa dhe nga satelitët e monitorimit të ndotjes së agjencisë hapësinore evropiane.

Top Channel