Qindra majmunë të egër në Tailandë kanë dalë në qytete dhe janë filmuar duke luftuar për një banane të vetme teksa epidemia e koronavirusit ka larguar turistët e shumtë që normalisht u jepnin atyre ushqim.

Pamjet e frikshëm nga qyteti i Lopburi tregojnë kafshët e egra që përplasen e sulmojnë njëri-tjetrin.

Grupet e tyre të mëdha bllokojnë rrugët dhe sulmojnë majmunët që kanë gjetur copa ushqimi, aq sa dhe vendasit janë shokuar nga sjellja e tyre.
Rezidenti Sasaluk Rattanachai, i cili filmoi skenën tha: “Dukeshin më shumë si qen të egër sesa majmunë. U bënë si të çmendur për një copë ushqim .. duhet të kenë qenë shumë, shumë të uritur.”

Bota e egër e Tailandës është tërheqësja kryesore e rreth 35 milionë turistëve në vend që përbëjnë 20 përqind të ekonomisë së vendit.
Por epidemia globale e koronavirusit ka shkaktuar rënie drastike të numrave.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel