Rojet e një burgu brazilian mbetën gojë hapur kur një grua e deklaruar “shtatzënë” që tentonte të vizitonte të shoqin, pasi iu bënë disa pyetje rutinë, u zbuluan se po përpiqej të kontrabandonte thuajse të gjithë shtëpinë brenda burgut.

22-vjeçarja që po vizitonte të shoqin në burgun Nelson Hungria në Belo Horizonte kishte një bark disi të çuditshëm bebeje.

Gratë shtatzëna zakonisht nuk kontrollohen me skaner në burgjet braziliane por kur oficerët tentuan ta preknin e reja pranoi se kishte sjellë sende kontrabandë.

Por gjithsesi asgjë nuk i kishte përgatitur ata për masën e sendeve që gjetën brenda “barkut” të saj.

Siç shihet në foto gruas iu gjetën 12 celularë (bashkë me karikues), çamçakëza, kufje, tableta të ndryshme, para dhe një çekiç.

Gruaja kishte gjithashtu një mjet të rremë identifikimi e madje kishte sjellë dhe një grafi të rreme për të vërtetuar që ishte shtatzënë.

E reja u arrestua e dhe mbahet në burgun e Vespasiano ku me shumë gjasa pret ndonjë shoqe po aq “shtatzënë” për ta vizituar.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel