Sophie Lionnet ishte vetëm 21 vjeç kur u vra nga Sabrina Kouider dhe partneri i saj Ouissem Medouni pas disa muajsh abuzimi e torturash.

Shërbyesja e tyre franceze Sophie Lionnet kishte të gjithë jetën përpara kur erdhi në Londër për të përmirësuar anglishten e saj në moshën 20 vjeçare.

E reja mendonte se kishte gjetur familjen e përkryer për të bashkëjetuar kur iu ofrua vendi i punës nga Sabrina Kouider deh partneri i saj Ouissem Medouni.

Ajo u vendos në shtëpinë e tyre të shtrenjtë në Wimbledon, por ato që pasuan ishin makthe për Sophie, e cila ishte lënë pa ngrënë, torturuar dhe detyruar të flinte në një dhomë të vogël e pa dritë.

Një shënim i dëshpëruar i gjetur pas vrasjes së saj shkruante: “Përse mua? Kam nevojë për ndihmë për t’i ndaluar”.

Sophie ishte goditur, rrahur me kamzhik, me kabllo e kishte brinjë të thyera para se të mbytej në vaskë.

Motivi për vrasjen ishte po aq absurd sa dhe sjellja e saj, teksa Kouider besonte se ajo kishte një lidhje me ish-të dashurin e saj, anëtarin e grupit Boyzone, Mark Walton .

Kouider dhe partneri i saj Medouni kishin regjistruar pamje të shumta gjatë disa muajve ku tregohej si Sophie e tmerruar përballej me akuzat e tyre të rreme se ishte spiune apo pedofile.

Sophie ishte kërcënuar me përdhunim, burgim dhe dhunë teksa ihste lënë disa ditë pa ngrënë, para se të dorëzohej dhe të pranonte “fajet” e saj në filmim, në fund të vitit 2017.

Kouider ishte një stiliste dhe udhëtonte rregullisht në Evropë duke u talkuar me të famshëm e të pasur, por brenda shtëpisë ishte një iluzionare mizore dhe abuzuese, që detyronte Sophie të punonte 80 orë në javë për pak para.

Detektivja e çeshtjes Clare Mackintosh tha: “Sabrina Kouider jetonte në deluzionet e jashtëzakonshme se Sophie dhe ish i dashuri i saj Mark Walton ishin bashkë për të abuzuar me të. Sa më shuëm shtohej magjinata e Kouider aq më i dhunshëm bëhej trajtimi i saj ndaj Sophie.

FOTO GALERI
6/8
Prinderit e shkaterruar te Sophie

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA