Tashmë maska mbrojtëse po u ofrohen dhe ikonave fetare nga frika se koronavirusi vrasës pandemik mund të përhapet në të gjithë cepat e botës.
Priftërinjtë në një tempull indian ka në nisur të vendosin maska fytyre ndaj statujave të të hyjnive, që duken se përpiqen të ndalojnë zotët Hindu nga infektimi me sëmundjen.
Në të njëjtën kohë priftërinjtë në qytetin Varanasi, në brigjet e lumit Ganges i kanë kërkuar vizitorëve të mos prekin statujat e shenjta.
Deri tani ka vetëm 60 raste infektimi në Indi duke përfshirë dhe një vdekje. Njerëzit që menaxhojnë tempullin thonë se lëvizja e tyre kërkon më shumë t’i ndërgjegjësojë njerëzit për t’u mbrojtur nga virusi.
“Kemi vendosur maskë mbi zotin Vishwanath për të shtuar ndërgjegjësimin ndaj koronavirusit. Ashtu siç u vëmë rroba idhujve kur është ftohtë dhe kur i ndezim ventilatorin kur është vapë, tashmë u kemi vënë maska”, thanë ata.
Top Channel