Pas vendimit të drejtuesit të Rajonit në Sardenjë, që të futin në karantinë të gjithë njerëzit që kanë ardhur nga veriu i vendit gjatë dy javëve të fundit, këtij procesi i janë nënshtruar edhe drejtuesit e trajneri i Cagliarit.

Kjo pasi Walter Zenga mori drejtimin e skuadrës pak ditë më parë dhe udhëtoi pikërisht nga Milano ashtu si edhe drejtuesit Marceloo Carli dhe Max Canzi, ndërsa edhe presidenti Giullini kishte qenë në Lombardi, ndaj është lënë në karantinë në shtëpinë e tij.

Pikërisht për këtë arsye, është vendosur që futbollistët e Cagliarit të marrin disa ditë pushim e të mos stërviten, të paktën derisa të dalë trajneri nga procesi i karantinës dhe të vihen në drejtim të seancave stërvitore.

Top Channel