Një sekuencë fotosh të rralla të botës së egër shfaqin momentin e tronditës kur nëna hipopotam shpëton beben e saj që ishte gati për t’i shkelur nga një elefant gjigand.

Gjatë udhëtimit të tij në rezervatin Erindi në Namibi, fotografi Quintus Strauss hasi në hipopotamin e vogël që po luante me nënën e tij dhe ndaloi të bënte disa foto. Por pas pak Quintus dëgjoi një elefant të nevrikosur që i afrohej hipos së vogël në ujë, por nëna hipopotam i erdhi menjëherë në ndihmë duke luftuar me kafshën gjigande. Fatmirësisht ajo arriti ta mbronte beben e saj dhe elefanti u largua.

“Kur u ktheva me kamerën në dorë nëna hipopotam po luftonte me elefantin, ajo arriti të mbronte beben e saj dhe elefanti u lëndua. Besoj se hipopotami e kafshoi. Çdo gjë u qetësua më pas dhe nëna me beben shkuan në punë të tyre”, thotë fotografi.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA