Doktori italian i koronavirusit deklaron: Sëmundja është si një tsunami, paniku është i justifikuar

11/03/2020 21:47

Një doktor në qendër të epidemisë së rëndë të koronavirusit vrasës në veri të Italisë ka thënë sot se epidemia e re e koronavirusit është si një “tsunami që na ka marrë me vete të gjithëve.”

Dr Daniele Machini paralajmëron kundër vetëkënaqësisë ndaj sëmundjes që ka vrarë tashmë të paktën 460 italianë, duke thënë se është më mirë paniku sesa “neglizhenca e pakujdesia”

Në një postim të gjatë në Facebook, Macchini, i cili punon në spitalin Humanitas Gavazzeni në Bergamo, tregon për realitetin e zymtë të krizës shëndetësore.

“Pasi u mendova mirë vendosa se të heshtësh për situatën është e papërgjegjshme. Prandaj dua t’i përçoj njerëzve që janë larg realitetit tonë në Bergamo se rrezikshmëria e asaj që po ndodh mua më bën të dridhem”.

Bergamo është zona e prekur më rëndë nga koronavirusi me 1,245 njerëz të infektuar.

Ai vazhdon më tej: “Kam parë vetë i magjepsur riorganizimin e të gjithë spitalit brenda një jave, kur armiku ynë ishte ende në hije. Ky tranformim solli një atmosferë zbrazëtie në korridore që ne nuk e kuptonim, duke pritur për një luftë që ende nuk dinim kundër kujt ishte,” thotë Dr Macchini në postimin e tij që është shpërndarë më shumë se 29,000 herë.

“Dhe tani situata e dramës ka ardhur, për të thënë më të paktën, një nga një të gjitha departamentet u mbushën me shpejtësi marramendëse. Pacientë të diagnostikuar sipas ngjyrave por me të njëjtën emër të urryer: pneumoni bilaterale interstitiale.”

“Këtë po e them për njerëzit që ende injorojnë rregullat dhe protestojnë sepse u ësht ëprioshur rutina e tyre e përditshme, kur në fakt jeni në një katastrofë epidemiologjike me 15 20 pranime të reja çdo ditë dhe reparti i emergjencës nuk po përballon dot më”.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel