Bebja e vjedhur dhe e shitur nga trafikantja misterioze 15 vjet më parë, bashkohet më në fund me familjen

11/03/2020 17:21

Një bebe e vjedhur djalë, e humbur prej 15 vjetësh është bashkuar së fundmi me familjen e tij pas një apeli në mediat sociale.

Shen Junliang, babai i bebes së humbur Shen Cong, kishte qenë në kërkim të fëmijës së tij që u vodh nga shtëpia e tij në Guangdong, në jug të KInës në 2005.

Shen Cong tashmë 16 vjeç, ishte mes nëntë fëmijëve që ishin vjedhur nga trafikantja misterioze “teze Mei” 15 vjet më parë.

Në janar Shen Cong u gjet me ndihmën e policisë duke jetuar në Meizhou, qytet rreth 400km larg vendit ku ai ishte vjedhur, çka solli çështjen në një mbyllje emocionale.

Babai Shen Junliang nuk humbi asnjëherë shpresën për djalin e tij dhe sakrifikoi gjithçka duke lënë punën e duke printuar rreth 1 milionë postera për personin e humbur.

Shen tha se e dinte se djali i tij ishte shitur Guangdong për rreth 1500 dollarë.

“Teze Mei, ka punuar me Zhang Weiping, ka vjedhur e ka shitur nëntë fëmijë. Familjet e këtyre fëmijëve janë shkatërruar. Babai i Jang Jiaxin vrau veten duke u hedhur para trenit. Ai nuk e dinte kush ia kishte vjedhur djalin. Teze Mei duhet të nxirret para drejtësisë”, tha ai.

Por megjithse një gjueti e gjerë ka nisur për Mei nuk dihet shumë për të përveçse ka qenë bashkuese çiftesh.
Identikitet e policisë e paraqesin atë me flokë të shkurtra e faqe të mbushura.
Pesë nga bashkëpunëtorët e saj , duke përfshirë dhe drejtuesin e rrjetit Zhang Weiping, janë kapur në 2016, dy prej të cilëve u dënuan me vdekje dhe dy me burgim të përjetshëm.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA