Anëtarët e familjes shprehen se kanë parë një tmerr të vërtetë, kur vajza e tyre tre vjeçare u rrëzua nga një trampolinë e lartë rreth 30 metra, duke përfunduar më pas në rërë dhe si rezultat i plagëve të marra ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spital, shkruajnë mediat e huaja.
Vogëlushja tre vjeçare, Ava May Littleboy, ishte duke luajtur në një trampolinë, në një plazh në Gorleston të Norfolk, të Britanisë së Madhe, në momentin që u rrëzua nga aty dhe përfundoi në rërë. Ava e vogël si pasojë e hedhjes nga lartësia pësoi lëndime të shumta në pjesën e kokës dhe si rezultat humbi jetën disa orë më pas në spital.
Gjatë hedhjes një animator hapi krahët për të pritur tre vjeçaren, por edhe pse u mundua të vraponte me shpejtësi drejt vogëlushes, nuk ia doli mbanë të bënte diçka për të ndryshuar fatin e saj. Ava ndodhej në plazh në atë momente në shoqërinë e nënës së saj Chole Littleboy, 27 vjeçe, babait Nathan Rowe, 36 vjeç dhe gjyshërve Ian dhe Angela Littleboy.
“Unë e mbaj mend mbesën time të vogël teksa hidhej nga lartësia. Sytë e saj ishin të mbyllur dhe ajo nuk po bërtiste. Kishte një forcë të madhe edhe pse ishte vetëm 3 vjeçe”, u shpreh tezja e vogëlushes.
Nga krahu tjetër edhe babai i Avas, Nathan ka bërë dedikim prekës për vogëlushen në rrjetet sociale. “Zemra ime është shpërndarë në të gjithë hapësirën e atij plazhi. Unë kurrë nuk do të kthehem atje për sa kohë që të jetoj”.
Top Channel