Shqipëria u zgjua të hënën e 9 marsit si një vend i infektuar nga virusi vdekjeprurës. Menjëherë vendi kaloi në gjendje alarmi, shkollat dhe kopshtet u mbyllën, aktivitetet u pezulluan dhe ndalohet grumbullimi masiv i njerëzve.

Në shkollën Emin Duraku, në zonën e ish – Bllokut, ditën e hëne, të shqetësuar prindërit marrin me nxitim nxënësit nga shkolla.

Ndërsa fëmijët duket se janë më të qetë. Madje ata shprehen optimist se e gjithë kjo do të kalojë shumë shpejtë.

Paniku i qytetarëve u reflektua edhe në dyndjen drejt marketeve. Top Story vëzhgoi një nga supermarketet më të mëdha në Tiranë dhe aty kishte dyndje të njerëzve duke mbushur qeset me ushqime. Raftet u boshatisën shumë shpejt, qytetarët po planifikonin izolimin disa javor.
Përveç ushqimeve njerëzit mbajtën radhë të gjata edhe për produktet e nevojshme në farmaci. Paniku duket se i ka pushtuar të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA