Ankesat dërgojini me postë ose email/ Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, masa ndaj koronavirusit
10/03/2020 15:44
Në vijim të masave kundër përhapjes së koronavirusit, duke nisur që sot, Inspektori i Lartë i Drejtësisë njofton se shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e ILD-së do të ndërpritet.
“Kjo në kuadër të rritjes së masave parandaluese për mospërhapjen e COVID-19 (Coronavirusi i ri) në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Deri në njoftim të dytë, ankesat mund t’i dorëzoni nëpërmjet postës ose mund t’i dërgoni me email në adresën: [email protected].
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!”- shkruhet në njoftim.
Top Channel