Shënimet sekrete të John Kennedy mbi historitë e dashurisë, duke përfshirë dhe atë me Marilyn Monroe

09/03/2020 21:38

Disa shënime të reja të ish-presidentit të vrarë amerikan John F Kennedy kanë dalë së fundmi në sipërfaqe, ku zbulohet frika e tij se së shpejti historitë e dashurisë do të ekspozoheshin.

98 faqet me shënime që janë nxjerrë tashmë në ankand, janë shkruar në vitin 1960 kur Kennedy ishte në mes të fushatës së zjarrtë presidenciale.

Kennedy shkruante për ndihmësat e tij rekomandimet, gjatë kohës kur kishte humbur zërin gjatë fushatës. Në një prej tyre ai pranon adhurimin për femrat bionde, diçka për të cilën ai do të pendohej pasi u bë e ditur nga të gjithë para zgjedhjeve.

Në një tjetër shënim të datuar tetor 1960, i pyetur për planet e pushimeve pas fushatës, ai deklaron: “Nëse fitoj ndoshta shkoj në Florida ose Puerto Rico. Nëse humbas do të bëj xhiron e botës në 180 ditë.

“Unë supozoj se nëse fitoj, ditët e vjetra të seksit pa kufi do të marrin fund”.

Më pas ai shpreh frikën e ekspozimit të historive në publik.

“Besoj se mund të më rrahin me ndonjë gjë para të jemi të mbaruar”, shkruan ai.

Ai u martua me gruan e tij brune Jackie në 1953, por më tej shkruan: “Tani pëlqej biondet.”

Kjo u pasua nga historia me aktoren e kinematografisë Marilyn Monroe.
Shënimet e tij janë bërë në fletë ligjore dhe janë zotëruar prej shumë vitesh nga një koleksionist privat. Në ankandin Heritage Auctions, në Dallas, Texas, ato pritet të arkëtojnë rreth 20 000 dollarë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA