Dy laçjanë dhe një lezhjan janë arrestuar për rrëmbimin dhe dhunimin e një të mituri në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit bregdetar kur 3 të rriturit e kanë futur në makinë të miturin dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe më pas e kanë lënë të lirë. Një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, 32-vjeçari F. D. me banim në Lezhë është person me precedentë penalë.

Ai ishte person në kërkim pasi gjykata e Lezhës e kishte dënuar me një vit burg për futje dhe mbajtje të sendeve të ndaluara në burg. Tani ai dhe dy personat e tjerë akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë, vepër penale e kryer në bashkëpunim. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të ngacmimit të një vajze nga ana e adoleshentit.

Durrës

Morën forcërisht në automjet për motive të dobëta një 16-vjeçar, Policia zbardh ngjarjen brenda pak orëve.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Durrës, pas informacionit se një shtetas e kishin marrë me dhunë, organizuan punën për identifikimin e kapjen e autorëve dhe gjetjen e personit.

Falë reagimit në kohë, veprimeve profesionale dhe punës së mirëorganizuar u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i tyre në flagrancë:

F. D. (K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”;
A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në lagjen Nr. 16, Durrës, për motive të dobëta, kanë marrë me dhunë shtetasin E. N., 16 vjeç, në mjetin tip “Audi” e më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA