Luftëtarja polake e ‘kickboxer’ mbetet e shpërfytyruar përjetë pas disfatës; Fotot mizore të përballjes

09/03/2020 16:30

Zhang Weili dhe Joanna Jedrzedczyk dolën dje nga dyluftimi i tyre të enjtura e të përgjakura në një nga përballjet më mizore e më spektakolare në historinë e arteve të përziera marciale.

Fotot e eventit të pamëshirshëm tregonin luftëtaren polake Joanna Jedrzejczyk të doli e shpërfytyruar nga enjtjet e fytyrës pas luftës dhe disfatës me kinezen Weili Zhang, ndërsa në fund të përballjen të dyja u dërguan me urgjencë në spital pas pesë raundeve të përgjakshme, ku kinezja arriti të ruajë brezin e saj të fitores pas vendimit të gjyqtarëve.

Zhang fitoi pikët e saj në dy raundet e para ndërsa Jedrzejczyk dominoi në raundet 3 e 4, megjithë një hematomë të shëmtuar që pësoi në kokë, para se Zhang ta mundte në raundin final.

Reagimet e tyre ishin të papërkulura e të admirueshme pas ndeshjes: “Nuk ka rëndësi, e konsideroj veten kampione me ose pa brezin. Ishte një ndeshje e fortë, urime Weili”, tha 32-vjeçarja polake Jedrzejczyk duke iu referuar kundërshtares.

Para ndeshjes Zhang e Jedrzejczyk treguan një armiqësi që solli pasoja britale dhe goditjet më të rëndë në fytyrë i morën në rundin e parë të përballjes.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA