Një doktor kirurgjie plastike nga Ohio në SHBA ëshët arestuar për drogimin e disa pacienteve femra teksa më pas filmonte veten duke i përdhunuar kur ato rrinin pa ndjenja në shtretër, njoftuan dje autoritetet.

Manish Gupta, 49 vjeç, akuzohet se ka përdhunuar një grua gjatë një udhëtimi në vitin 2016 në Los Angeles në një konventë të kirurgëve plastikë.

Gruaja ishte prostitutë e klasit të lartë dhe thotë se është droguar e përdhunuar nga Gupta, ndërsa ka qenë në krye të fushatës së ekspozimit të doktorit i cili besohet se ka abuzuar me dhjetra paciente të tjera.

Gruaja mësoi se disa femra të tjera që punon si eskortë duke ofruar shërbimet e tyre në të njëjtën faqe ishin ankuar për njeriun me të njëjtin përshkrim, i cili i kishte droguar, përdhunuar dhe kishte regjistruar incidentet në video.

Një hetim i FBI zbuloi se në 2014, një punonjës i klinikës së Gupta në Toledo gjeti disa karta memorie me video të doktorit që bënte seks me gratë pandjenja.

Gupta është pranuar në fundjavë në burgun e Lucas County me akuza dhënie ilegale të substancave të kontrolluara, abuzim të rëndë seksual dhe trafikim seksual.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA