BETEJA PER JETEN/ Në spitalet e Lombardisë të prekurit nga koronavirusi në terapi intensive (Foto)

09/03/2020 18:05

366 italianë kanë humbur jetën në betejën me koronavirusin. Kamerat kanë mundur të futen Brenda spitalit të Kremonas, ku mjekët me veshje të posacme punojnë me orë të gjata për të shpëtuar të sëmurët.

Ata janë të lidhur me tuba që i mbajnë në jetë, në terapi intensive. Të gjithë janë të zhveshur dhe përmbys. Në veri të vendit, 16 milion njerëz përballen me karantinë në një bllokim të pashembullt pas numrit të vdekjeve në 366.
Përhapja në veri të Italisë ka tronditur aq shumë sistemin e shëndetit publik sa që zyrtarët po kërkojnë të nxjerrin në punë edhe mjekët në pension dhe të përshpejtojnë datat e diplomimit për studentët e infermierisë.
Lombardia është epiqendra e shpërthimit dhe tani numëron të paktën 1,254 nga 2.036 rastet e Italisë.
Në mënyrë alarmante, 10 përqind e mjekëve dhe infermierëve të rajonit nuk mund të punojnë sepse ata testuan pozitivisht për virusin dhe janë në karantinë, tha zyrtari i lartë i rajoneve, Giulio Gallera.

FOTO GALERI
2/11
Spitali i Kremonas, pacientet ne terapi intensive. Ne Kremona 10 perqind e personelit mjekesor ka rezultuar e infektuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA