Këngëtarja e njohur tashmë ndërkombëtare Era Istrefi ditën e djeshme ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat ‘rozë’ ku është aluduar për një shtatzani të mundshme të këngëtares.

Në një foto që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet, Era shihej me barkun paksa të fryrë dhe pikërisht kjo ka ngjallur reagime për shtatzaninë.

Mirëpo, Era ka reaguar menjëherë pas këtij lajmi duke hedhur një postim në “InstaStory” ku shihej me barkun e sheshtë. Megjithatë nuk dihet nëse fotoja është e ditëve të fundit apo Era e ka postuar thjeshtë sa për të “shuar” zërat…

Këngëtarja bukuroshe mund të jetë në një pritje të ëmbël, e ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja pse 25 vjeçarja nuk ka postuar në Instagram që në 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Megjithatë, ylli i hitit “Bon bon” ende nuk e ka konfirmuar shtatzëninë, e as motra e saj Nora nuk ka komentuar mbi këto thashetheme.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA