‘Look’ i përshtatur me maskat; Influencueset e rrjetit kthejnë epideminë e COVID-19 në një sfidë bukurie

07/03/2020 15:12

Teksa epidemia e koronavirusit përhapet në të gjithë vendet e globit duke përhapur frikë e panik, janë disa që emergjencën shëndetësore po e kthejnë në një mjet përfitimi dhe tërjeqje të vëmendjes.

Ato që njihen tashmë si influencuese bukurie në rrjetet sociale, përfshi dhe nga zonat më të prekura prej koronavirusit të ri, e kanë kthyer epideminë në një konkurrim bukurie me pamje speciale kozmetike në përshtatje me maskat e tyre.

Ditët e fundit numri i njerëzve që vërshojnë të marrin pjesë në #maskmakeup është shumëfishuar, teksa dhjetra entuziate bukurie po e modelojnë fytyrën e tyre sipas maskave.

Disa prej tyre zgjedhin tualetin e thjeshtë sipas ngjyrës së maskës ndërsa të tjera shkojnë edhe më tej duke krijuar efekte 3-dimensionale, apo duke krijuar efekte më horror.

FOTO GALERI
4/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA