Një tjetër ditë vjen dhe një tjetër akuzë për përvetësim të stileve apo elementeve kulturore nga influencuesja e kudondodhur e rrjetit Kim Kardashian, e cila në paraqitjen e fundit mbante gërsheta të thurura ngushtë, ndoshta për t’iu përshtatur modelit kryesor të programit ‘reality show’ të burrit të saj, reperit Keanye West.

Model të tillë ajo kishte përshtatur dhe për vajzën e saj.

Akuzat vërshuan ndaj Kardashian për modelin e flokëve që lidhet zakonisht me kulturën zezake, dhe një grua e famshme me origjinë amerikano-armene siç është Kardashian. Kjo e fundit pasi postoi disa foto të paraqitjes me gërsheta në një event mode, mori shumë komente negative.

Gërsheta të tilla kanë qenë prej kohësh modeli i flokëve të njerëzve me ngjyrë dhe për ta ka kuptime kulturore më shumë se stili.
Por Kardashian ka treguar dhe në raste të tjera se nuk merakoset shumë për kritikat pasi në asnjë rast komentet negative nuk kanë kaluar numrin e atyre vlerësuese në llogarinë e saj disa milionëshe.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA