Arktiku/ Rusia fton kompanitë të investojnë në frontin e ri të biznesit të energjisë

07/03/2020 15:52

Rusia shpreson të joshë më shumë biznese në zonat e saj të reja në Arktik me premtime subvencionesh në infrastrukturë e zhvillim në territorin e panjohur, sipas një plani të ri të prezantuar kësaj jave në strategjinë 15-vjeçare për rajonin.

Dokumenti i Kremlinit mbi “bazën e politiakve shtetërore për Arktikun deri në 2035”, e nënshkruar nga President Vladimir Putin, parashtron politikat për rajonin e pasur me burime energjitike.

Qëllimi kryesor i Rusisë është rritja e cilësisë së jetës së popullatës lokale dhe përshpejtimi i zhvillimit ekonomik.

Moska ka në plan të zhvillojë projekte të mëdha energjitike në zonat e largëta të Arktikut duke krijuar mijëra vende pune në Rrugën Veriore Detare për prodhimin dhe eksportimin e gazit e naftës drejt tregjeve botërore teksa rajoni çlirohet gjithnjë e më shumë nga akulli.

Në dokument parashikohen gjithashtu planet për lidhjet me fibra optike nëujore për komunikimin në rajon si dhe ndërtimin e pikave të reja kufitare për nxitjen e bashkëpunimit me vendet fqinje.

Arktiku ka qenë historikisht një zonë e varfër ekonomike me papunësi dhe rroga më të ulëta se pjesa tjetër e Rusisë ndërsa me zhvillimin e teknologjisë dhe rritjen e temperaturave kjo pritet të ndryshojë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA